11:35, 16 Maj 2019

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përkujtuar në 20 vjetorin e rrëmbimit politikanin Ukshin Hoti.

“Në 20 vjetorin e rrëmbimit. Sa më shumë që kalojnë vitet aq më shumë na mungon Ukshin Hoti. Na mungon secili tipar i tij: na mungon Ukshin Hoti si politikan intelektual e veprimtar patriot, na mungon Ukshin Hoti si diplomat i kulturuar e profesor shkencëtar, na mungon Ukshin Hoti si tribun prijës e busullë etike”, ka shkruar Kurti në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Ndërrimi i qeverisë në Kosovë e shtoi sasinë e qeveritarëve por jo edhe cilësinë e qeverisjes. Kurrë shteti ynë nuk ka qenë më i kapur sesa sot. Sepse kurrë zyrat e larta të shtetit nuk kanë pasur më shumë bashibozukë mujsharë dhe lakmiqarë tërpijanë që e kanë bërë shtetin feud e Kosovën plaçkë. Ukshin Hoti e ka dashur shtetin si republikë, popullin si kryengritje, lirinë si zhvillim dhe demokracinë si mënyrë. Nuk i mori asgjë vendit tonë, i dha krejt çka pati, bëri krejt çfarë mundi. Ai thoshte çka mendonte dhe bënte çka thoshte”.

Kurti ka thënë se Hoti edhe pse i burgosur politik tri herë ai nuk ndalej.

“Tre librat do t’i jetojnë edhe pas neve. Te “Filozofia politike e çështjes shqiptare”, “Lufta e ftohtë dhe detanti” si dhe “Bisedë përmes hekurash” ku kemi përgjigjet e Ukshin Hotit në 13 pyetjet e Ismail Kadaresë, e gjejmë orientimin e duhur për të ardhmen dhe shpjegimin e nevojshëm për veten tone”.

“Librat e Bacës Ukë janë. Leximi i tyre nga pushtetarët mungon”.

“Ukshin Hoti është, qeveria mungon”.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë