Albin Kurti thotë se me Edona Llalloshin do të jenë më të përkushtuar ndaj artit e kulturës NULL NULL 12.12.2024 08:56 12.12.2024 08:56 Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Edona Llalloshi, është pjesë e listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje. Lidhur me të, kryeministri Albin Kurti ka shkruar mbrëmë vonë një postim duke thënë se me artisten do të jenë më të përkushtuar ndaj artit e kulturës. “Edona Llalloshi është ndër emrat më të dashur të skenës sonë muzikore. Në karrierën e saj tre dekadëshe, veç krijimeve cilësore është shquar për personalitet të veçantë. Ajo është pjesë e listës sonë për fitoren e madhe. Me Edonën do të jemi edhe më të përkushtuar ndaj artit e kulturës. Mirësevjen, Edonë”, ka shkruar Kurti, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoti i përgjigjet Kurtit për “razumem”: Frazë e caktuar në kontekst të bontonit (VIDEO) 3 orë më parë