Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Albin Kurti: S’morëm premtim nga Franca për heqjen e vizave

NULL NULL
23.06.2021 23:15

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në takimin e sotëm me presidentin Emmanuel Macron nuk ka marrë një premtim nga Franca skeptike për heqjen e vizave për kosovarët.

Ai, në një intervistë për televizionin publik, deklaroi se Franca e ka marrë mesazhin e Kosovës që është e padrejtë që qytetarët e saj ende kanë regjim të vizave, shkruan Klankosova.tv.

“Sigurisht që qytetarët e Republikës së Kosovës janë të interesuar për liberalizimin e vizave dhe është e padrejtë që Kosova pas plotësimit të të gjitha kritereve, 95 sosh, ende nuk e ka të hequr regjimin e vizave. Më 18 korrik të këtij viti bëhen tri vjet prej se Komisioni Evropian ka thënë që Kosovës duhet t’i hiqet regjimi i vizave. Në vizitën tonë kjo çështje është trajtuar. Unë jam i bindur që ata e kanë marrë mesazhin tonë, mirëpo nuk ka zotim nga ana e tyre që do të ketë heqje të regjimit të vizave”.

“Kishim takim paraprak mes Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe kolegut të tij francez Gérald Darmanin i cili takim u përqendrua në aspektet teknike të sundimit të ligjit. Gjatë këtyre muajve kemi luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, ka luftim të suksesshëm të trafiqeve, si dhe drastikisht ka rënë numri i migrimeve. Mbase mund të shpresojmë që sado pak kjo vizitë do të ndihmojë që Franca ta eliminojë skepticizmin, por nuk mund të them se morëm premtim në këtë aspekt. Duhet të punojmë me Holandën, shpresojmë që nuk ka edhe vende të tjera. Ne duhet ta forcojmë shtëpinë tonë, shtetin tonë, dhe shpresojmë që miqtë që i kemi në Bashkimin Evropian do të ndikojnë që më në fund kjo padrejtësi ndaj qytetarëve të Republikës të përfundojë”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.