Albin Kurti pret në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut, Natacha Gomes - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Albin Kurti pret në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut, Natacha Gomes

NULL NULL
11/08/2022

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.

Duke e falënderuar ambasadoren Gomes për bashkëpunimin përgjatë gjithë mandatit të saj në Kosovë, Kurti shprehu mirënjohjen e qeverisë për përkrahjen e dhënë në vazhdimësi nga shteti i Luksemburgut, njofton Klan Kosova.

Ai vlerësoi partneritetin afatgjatë dhe shprehu vullnetin e qeverisë për t’i forcuar më tej lidhjet mes të dyja shteteve.

Ambasadorja Gomes potencoi vullnetin e shtetit të Luksemburgut për vazhdim të mbështetjes dhe zgjerim të marrëdhënieve bilaterale.

Kurti i uroi ambasadores Gomes suksese të mëtutjeshme në angazhimet e saj të radhës.

Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me shtetin e Luksemburgut dhe përfaqësuesit e tij në Kosovë, në përmbushjen e synimeve të përbashkëta.

klankosova.tv