15:43, 15 Mars 2019

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të personave të prekur nga sulmi terrorist në Zelandë të Re.

Ai ka thënë se kënga çetnike për Karaxhiqin që dëgjonte njëri nga terroristët, veçse e vërteton edhe një herë se terroristët marrin frymëzim nga gjenocidet, transmeton Klan Kosova.

“Nëpër media botërore flitet për ‘frymëzim ballkanik’, por na duhet t’i tregojmë botës një shembull të mirë, atë të shqiptarëve, që e kanë themeluar identitetin e tyre te pranimi dhe përfshirja përmes bashkëjetesës e bashkëpunimit e feve të ndryshme, zakoneve e dialekteve të ndryshme, por edhe minoriteteve”.

“Nëse duan të marrin frymëzim nga Ballkani, le të marrin këtë, e jo atë të përbindëshave gjenocidialë”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë