Albin Kurti, kryetar i VV-se edhe për një mandat me 98.6% të votave NULL NULL 26.09.2022 01:32 26.09.2022 01:32 Albin Kurti është zgjedhur për herë të tretë kryetar i Lëvizje Vetëvendosje, ku pro Kurtit ishin 98.6 për qind e votuesve, kundër ishin 0.89 për qind dhe 0.51 për qind abstenuan. Këtë e ka bërë të ditur vetë Lëvizja Vetëvendosje, ku për herë të parë kjo parti ka formar organizatën për Gratë në Vetëvendosje e që në krye të saj u zgjodh anëtarja e këtij subjekti dhe minsitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me 94.55 për qind të votave pro, 2.81 për qind kundër dhe 2.64 abstenuan, njofton Klankosova.tv. Gjithashtu, për herë të parë në VV është formuar organizata Rinia për Vetëvendosje, ku kryetar u zgjodh Behar Jashari me 85.55 për qind të votasve pro, 7.55 për qind ishin kundër dhe 6.8 për qind abstenaun. Procesi i brendshëm zgjedhor në VV nisi më 15 mars dhe u përmbyll sot, ku kjo parti politike numron 485 pika në 29 qendra. Kujtojmë se kryeminsitri dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, nuk kishte kundërkandidat në këtë garë, ashtu siç nuk pati as Albulena Haxhiu e as Behar Jashari. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 13 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 53 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë