Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Albin Kurti i shkruan letër Lumir Abdixhikut

NULL NULL
07.04.2025 11:50

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ia ka dërguar një letër kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, përmes së cilës e fton për konsultime para konstituimit të Kuvendit e cila do të mbahet më 15 prill.

Në letrën e siguruar nga Klan Kosova thuhet: “Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00”.

Nuk dihet ende nëse të njëjtën letër, Kurti ua ka dërguar edhe partive të tjera opozitare, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme