Albin Kurti garon për kryeministër, Vjosa Osmani për presidente

Albin Kurti garon për kryeministër, Vjosa Osmani për presidente

NULL NULL
4 ditë më parë

Lëvizja Vetëvendosje dhe Iniciativa Qytetare e udhëhequr nga Vjosa Osmani, kanë bërë edhe zyrtarisht marrëveshjen për bashkëpunim në zgjedhje.

Në një konferencë për media kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së postit të presidentit Vjosa Osmani, bënë të ditur se Kurti do të garojë për kryeministër si dhe Osmani do të kërkojë vetë rilegjitimim të presidentit.

Se do të jetë kandidate për presidente e tha Vjosa Osmani.

“Do të garojmë me z.Kurti si kryeministër.Do të jem unë personi që do ta kërkoj këtë ri legjitimim, sepse presidenti i vendit përfaqëson unitetin e popullit. Një presidente që ka legjitimitet më së miri e përfaqëson këtë. Do të garojmë pikërisht si thoni ju”.

Të njëjtën gjë gjatë kësaj konference e pohoi edhe Albin Kurti.

“Në fushatë zgjedhore do të jemi dhe do të angazhohemi bashkë.  Të shtunën e 16 Janarit do të dorëzojmë listën e kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit. Viti 2020 ka treguar se Kosova ka nevojë për Kryeministër të ri por edhe presidente të re, ne e kemi presidenten e cila ka kryer punën me dinjitet dhe ka shprehur integritetin e Institucioneve dhe Unitetit te popullit. Sigurisht kemi shumë punë përpara por edhe një fitore të mëdha. Do të shërbejmë me përulësi për lirinë dhe barazinë e qytetarëve dhe suksesin e shtetit”.