Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Albin Kurti: Dua ta takoj dhe ta njoh kokën e Gjykatës Speciale

NULL NULL
23.11.2019 10:35

Fondacioni “Geoffrey Nice” dhe Qendra për të Drejtat e Njeriut në RIT Kosova kanë organizuar konferencën “Narrativat kalimtare, post-kalimtare dhe strategjike për luftërat jugosllave” kur mori pjesë edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ai aty tha se prania e ndërkombëtarëve në Kosovë nuk i ka konsideruar si viktima por edhe janë sjellë me ne si viktima dhe viktimat kanë nevojë për kujdes e jo të vuajnë, njofton Klan Kosova.

“Sipas meje administrata e ndërkombëtarëve në Kosovë ishte si një spital për pacientët e sëmurë dhe në këtë rast qytetarët e Kosovës. Okupatori serb për ne ka qenë burg, sëmundje, ndërsa prania e ndërkombëtarëve për ne si një spital për shërim dhe tash Bashkimi Europian do të jetë për ne një shkolle. Dhe ju e dini se jo të gjithë nxënësit janë të njëjtë para profesorit apo jo? Veçse ne duhet të shkojmë në shkollë”.

Kurti gjithashtu ka ritheksuar qëndrimin e tij për Gjykatën Speciale duke thënë se të gjithë dëshmitarëve duhet siguruar mbrojtje e plotë.

“Qëndrimi im per Gjykatën Speciale dihet unë kam votuar kundër saj dy here. Por krijimi i saj është bërë në atë mënyrë që ka një këmbë atje e një këmbë këtu. Une nuk dua të takoj këmbët, dua të takoj kokën dhe të njoh kokën e saj”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.