Albin Kurti del pozitiv me COVID-19 NULL NULL 28.10.2020 09:15 28.10.2020 09:15 Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë pozitiv me koronavirus. “Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës, parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv”, është shprehur Kurti, transmeton Klan Kosova. “Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.