Albian Ajeti beson se përfaqësuesja zvicerane do ta motivojë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Albian Ajeti beson se përfaqësuesja zvicerane do ta motivojë

NULL NULL
05/09/2018

Sulmuesi i Basel, Albian Ajeti është shprehur i kënaqur me ftesën që i ka bërë përfaqësuesja zvicerane e futbollit, duke besuar se kjo përvojë do t’i ndihmojë të ngris motivin pas një fillimi jo të mirë në kampionat me klubin e tij.

”Pas pauzës, në ekip një kapitull i ri dhe kur të kthehem me këtë motivim nga Përfaqësuesja në klub, do të më ndihmojë”, është shprehur Ajeti, transmeton Klan Kosova.

Futbollisti me origjinë nga Kosova foli gjithashtu edhe për besimin që trajneri i helvetikëve i ka dhënë atij.

”Vlladimir Petkoviq më tha në një bisedë sy më sy se më kishte parë disa herë duke luajtur, se nuk duhesha të përpiqem më shumë, por të vazhdoj të luaj ashtu siç kam luajtur deri më tani. Unë do të duhet të qëndroj i qetë, të tregoj respekt, më pas resketi do të më kthehet”, ka shtuar 21 vjeçari.

Ajeti ka treguar edhe mikpritjen nga bashklojtarët tjerë.

”Të gjithë kishin një buzëqeshje të dashur nëpër fytyrat e tyre dhe kjo më ofroi kënaqësi të madhe”, ka thënë ai.

Arlindi nuk është i vetmi futbollist që t’ia bëjë seftë përfaqësueses në ndeshjen kundër Islandës në Ligën e Kombeve, pasi që për herë të parë do të luajë edhe mbrojtësi i Young Boys, Kevin Mbabu, transmeton Klan Kosova.