Albert Krasniqi nga KDI propozon mocion procedural që të votohet Demarkacioni - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Albert Krasniqi nga KDI propozon mocion procedural që të votohet Demarkacioni

NULL NULL
20/03/2018

Albert Krasniqi nga KDI-ja ka paraqitur një ide që në Kuvend të paraqitet mocion procedural për të përfunduar debatin dhe të shkohet në votim për Demarkacionin.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se deputetët nuk kanë durim të dëgjojnë njëri-tjetrin, njofton Klan Kosova.

Më poshtë statusi i tij i plotë:

Në sallën e Kuvenit nuk janë të pranishëm as gjysma e deputetëve. Çka patën për të thënë, e thanë shefat e grupeve parlamentare. Deputetët nuk po kanë durim të dëgjojnë njëri-tjetrin, e qytetarët t’i dëgjojnë ata edhe më pak. I dëgjuan për tre vite, nuk thanë asgjë.

Një deputet që ka mbështetjen e të paktën një grupi parlamentar, mund të paraqes mocion procedural për ta përfunduar debatin dhe të shkohet menjëherë në votim. Mocioni shqyrtohet nga shefat e grupeve parlamentare dhe votohet menjëherë.

Kështu na kurseni edhe neve edhe veten.