Albert Bunjaku ka uruar përfaqësuesen kosovare për fitoren ndaj Maltës NULL NULL 11.10.2018 23:56 11.10.2018 23:56 Ish trajneri i kombëtares së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku, ka uruar dardanët për fitoren ndaj kombëtares së Maltës duke thënë se nuk dyshon që sukseset do të mungojnë edhe në të ardhmen. Ai ka quajtur trajnerin e tanishëm, Bernard Challandes, si një lider të mirë dhe ka thënë se rezultatet e fundit të kombëtares po tregojnë që futbolli Kosovar ka perspektivë të mirë në të njëjtën kohë nuk duhet harruar se për ta materializuar atë perspektivë duhet punuar shumë, njofton Klan Kosova. “Duke qenë selektor i ekipit të Kosovës për disa vite me radhë, e di se sa shumë është dashur të punohet për të ardhur në këtë ditë për të shijuar fitoret. Por, duke e ditur përkushtimin e shumë njerëzve të mire që nuk kursejnë asgjë për ta quar futbollin kosovar përpara si në krye të federatës e deri te trajnerët që fillojnë edukimin e fëmijëve Kosovar me këtë sport, nuk dyshoj që rezultatet nuk do të na mungojnë. Edhe njëherë uroj nga zemra për këtë fitore djemtë tanë, dhe uroj që fitore të tilla të na gëzojnë edhe më tej”, ka shkruar Bunjaku. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.