Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Albena Reshitaj: Të ketë transparencë rreth gjendjes për coronavirus – të mos bëhet panik e panevojshme

NULL NULL
25.02.2020 18:37

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj ka folur për situatën e krijuar në vend ndërsa në rajon dhe botë ka shifra të larta të shpërthimit të coronavirusit.

Reshitaj është shprehur se për të arritur në ndihmë të qytetarëve, ky Komision për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, duhet të bashkëpunojë pa dallime partiake, njofton Klan Kosova.

”Jam e lumtur që brenda këtij komisioni për herë të parë kemi mbi 50% të fushës së shëndetësisë, punën e bënë edhe më të lehtë”.

”Kemi edhe njerëz me eksperiencë në legjislacion ekzekutiv dhe menjëherë pas pjesës së parë, e ngrita si shqetësim çështjen e coronavirusit, dhe do të kishte qenë shumë mirë nëse ne si komision dhe Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale do të japim kontributin tonë për këtë gjendje alarmante siç është përhapja e coronavirusit”.

”Mora përkrahjen e të gjithë anëtarëve të komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale që bashkarisht vendosëm për një takim një tryezë në të cilën do të ftojmë të premten Ministrin e Shëndetësisë, të gjithë drejtuesit e institucioneve shëndetësore që janë përgjegjës për raste emergjente siç është në këtë rast coronavirusi”.

”Edhe institucionet shtetërore, politike e shëndetësore duhet të jenë bashkë në këtë rast përtej të gjitha dallimeve, t’ju ndihmojmë qytetarëve në këtë situatë”.

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj theksoi në Info Magazine edhe nevojën e një taskforce, për të pasur sa më shumë transparencë për të mos krijuar panik tek qytetarët rreth rrezikut që sjell coronavirusi, njofton Klan Kosova.

”Ne presim dhe jemi të gatshëm si komision për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të japim kontributin tonë të jemi pjesë e ndonjë taskforce apo ndonjë grupi për të dhënë më të mirën që qytetarët e vendit të jenë të informuar saktë, të ketë transparencë rreth kësaj çështje, të mos bëhet panik e panevojshme por edhe në anën tjetër të kërkojmë një llogaridhënie ndaj institucioneve që janë përgjegjëse për tu përgatitur për një perventivë të mundshme sa kemi mundësi si shtet”.

”Jemi duke i përcjellë të gjitha vendet që janë të rrezikuara tashmë nga përhapja e coronavirusit dhe me të vërtetë ka një organizim shtetëror të jashtëzakonshëm dhe pse të mos marrim edhe modele ndonëse Kosova e Shqipëria e disa vende të rajonit kanë disa kapacitete më të kufizuara por nëse ka nevojë atëherë të kërkohet edhe ndihmë”.

”Ne si komision kemi menduar që takimin që do ta mbajmë të premten të kërkojmë fillimisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, dhe të tjerët të na japin informacione në atë se ku kemi arritur në përgatitje për preventivë. Ideja është që të bëhemi bashkë që t’i shfrytëzojmë të gjitha limitet për t’i rritur kapacitetet tona”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.