16:15, 8 Qershor 2019

Këngëtari nga Shqipëria, Alban Skenderaj, më 19 qershor do të mbajë një koncert në Prishtinë në sallën 1 tetori.

Ky koncert quhet “Hapësira e një ëndrre”, njofton Klan Kosova.

Kështu sot këngëtari pati një konferencë për media ku tha se në këtë koncert do të performojë 20 këngë për publikun kosovarë.

Skenderaj tha se ky është një koncert i veçantë për të.

“Ky është një event i veçantë, disi jo i zakonshëm, është një koncert bashkëpunim midis disa rrymave, unë nëse mund të quhem i rrymës pop, RnB i disa rrymave, kombinuar me muzikën klasike-simfonike, pra me një orkestër mirëfilltë. Është një koncert që ka një të shkuar dhe një histori tashmë, e në pjesën më të madhe do të jetë shumë i ngjashëm por kuptohet që vjen i rinovuar në Prishtinë me disa elemente të reja, vjen me disa këngë të reja që unë kam nxjerrë në këtë dy vitet e fundit të riorkestruara, të përshtatura, është një koncert jo i gjatë por jo i shkurtër, në kuptimin që janë dy ore të mirë, por shpresoj që do jenë dy orë të këndshme”, ka thënë Skenderaj.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë