Alban Ramosajt ia publikojnë këngën ilegalisht, para kohe, ky është reagimi i tij - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alban Ramosajt ia publikojnë këngën ilegalisht, para kohe, ky është reagimi i tij

NULL NULL
02/12/2021

Këngëtarit shqipar Alban Ramosaj i është publikuar ilegalisht kënga e re, me të cilën do të ishte pjesë e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

“Theje” mban titullin kënga që Ramosajt iu publikua para kohe.

Në lidhje me këtë ai ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin social Instagram, ku thotë se kjo gjë nuk e ndihmon atë si artist, përcjell Klankosova.tv.

“Nuk e di se si ia dolët, por kënga ime ‘Theje’ u hakua dhe është publikuar para kohe. Së pari, dua t’ju falënderoj për reagimet, urimet dhe fjalët e mira që po m’i falni, por nuk është kjo mënyra e duhur, është e jashtëligjshme (piratëria) dhe nuk më ndihmon mua si artist në asnjë formë. Do ta vlerësoja mijëra herë më shumë nëse do ta shpërndanit nga kanali im, madje me qejf shumë të madh dhe do t’jua bëj ‘repost’ edhe këtu edhe në twitter, gjithandej. Sidoqoftë, ju dua shumë, por ju lutem të tregoheni më përgjegjës”, ka shkruar Alban Ramosaj në postimin e tij.