Alban Rama - kryetari i ri i KB Rahovecit

Alban Rama – kryetari i ri i KB Rahovecit

NULL NULL
1 muaj më parë

Klubi i Basketbollit Rahoveci ka bërë të ditur se e ka zgjedhur bordin e ri në skuadër i cili do të jetë i përkohshëm.

Në krye të këtij bordi është zgjedhur Alban Rama si kryetar, njofton Klan Kosova.

“KB Rahoveci mbrëmë ka mbajtur kuvendin e punës. Aty janë marrë disa vendime me rëndësi, por padyshim kryesori është ai i bordit të ri. Ky bord do të udhëhiqet nga Alban Rama në cilësinë e kryetarit, teksa do të jetë i përkohshëm deri në fund të vitit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Anëtarë të tjerë të bordit janë Besart Zeka, Adrian Sharku, Xhihad Vuçitërna, Jusuf Dërmala, Destan Kërçagu, Bedri Sylka, Isa Rama dhe Blerim Delibeqa.

KB Rahoveci premton që gjatë ditëve në vijim do të shpalosë edhe planet dhe synimet për sezonin e ri.