19:14, 12 Qershor 2019

Alban Nimani, i cili ka qenë bashkëthemelues i grupit “Asgjë sikur Dielli”, sot do të perfomojë në koncertin e organizuar për festën e 20 vjetorit të lirisë.

Ai për emisionin “Ora e Pasdites” tha se për të është një ndjenjë e veçantë që do të këndojë në këtë ditë dhe bashkë me grupin “Gjurmët”,

“Jam i lidhur me Gjurmët dhe këngët e tyre i kemi perfomuar gjatë gjithë karrierës tonë. I di gati përmendësh të gjitha këngët e tyre”.Është ndjenë e mirë pas këtyre viteve të perfomoj me ata. Ata janë idol për mua dhe kam mësuar shumë prej tyre”.

“Është mirë që po mbahet një koncert kaq i madh, neve na duhet më shumë dashuri. Është shënimi më i mirë për Ditën e Çlirimit. Nëse s’kishte ndodhur ai intervenim e kishim pasë një situatë krejt ndryshe”.

Nimani ka treguar se bashkëpunimi me Migjen Kelmendit ka qenë i veçantë për të dhe se qëllimi i tyre ishte që publikut shqiptar t’i sillej një muzikë më ndryshe

“Migjeni ka insistuar që tekstet të jenë shprehje tona, kështu që albumi i parë ka dalë shumë mirë”.

“Sonte unë në do të këndoj këngën “Obobo” dhe “Të gjitha rrugët të çojnë në Prishtinë” bashkë me gjithë publikun. Sonte këngët janë të ripërpunuara nga versioni i vjetër”.

Ai tha se tekstet e këngëve kanë qenë shumë aktuale dhe domethënëse për kohën kur janë publikuar.

“Tekstet kanë qenë të këndshme për publikun. Mesazhet sociale kanë qenë shumë të mira për atë kohë, por edhe këngët e dashurisë. Këngët kanë qenë të sinqerta dhe të këndshme për publikun”.

Sonte pas 30 vjetëve rikthehet grupi “Gjurmët” për një koncert madhështor në sallën “1 tetori” në Prishtinë në orën 20:00.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë