Lajmet e fundit
Alba Gashi, 10-vjeçarja nga Prishtina, ka gjashtë vjet që merret me pikturë dhe deri tani ka realizuar mbi 20 punime.
Ajo tregoi se frymëzohet nga piktorët e njohur Vincent van Gogh dhe Picasso, ndërsa më së shumti i pëlqen arti abstrakt.
“Më pëlqen shumë të pikturoj dhe ngjyrat e ftohta, sepse më qetësojnë”, tha e vogla në emisionin “Weekend” në Klan Kosova.
10-vjeçarja synon që edhe në të ardhmen të vazhdojë me pikturën, ndërsa një nga ëndrrat e saj është të hapë një hapësirë ku do t’i ekspozonte punimet e saj dhe të bëhet mësuese ose profesoreshë e artit.