Alaudini jep lajmin e fundit nga Big Brother Vip Kosova NULL NULL 17.08.2023 16:40 17.08.2023 16:40 Me vjeshtën në prag, përgatitjet janë në maksimum për sezonin e ri televiziv, i cili në Klan Kosova vjen me plot risi. E gjëja që pritet me kërshërinë më të madhe pa dyshim që është sezoni i dytë i Big Brother VIP Kosova. Pas një suksesi absolut në sezonin e parë që theu rekorde të shikueshmërisë në shifra që tejkaluan 90% të audiencës “share”, gjithçka po bëhet gati për të nisur edhe më shpejt sezonin e dytë. Se kapitulli i ri, ai i dyti po fillon, e ka bërë të ditur moderatori Alaudin Hamiti. Hamiti ka publikuar video nga shtëpia e demoluar në të cilën po punohet me intenzitet të madh për ta ridimensionuar atë tërësisht nga sezoni i parë. “Ç”vend është ky?“, pyet ai ndjekësit në atë që duket të jetë kuzhina e dikurshme e shtëpisë, duke publikuar edhe një video (SHIKO KËTU). Alaudini ka publikuar edhe një tjetër video nga zyrat dhe tabela e famshme, nga e cila shpesh plot përpiqeshin të kuptonin më shumë nga përmbajtja e spektakleve që fiksuan shqiptarët kudo përpara ekraneve të hënave dhe të premteve. Mezi po presim! Po ashtu, ai publikoi edhe një video tjetër. (SHIKO KËTU)/Prive.al/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Big Brother VIP Loja "jashtëtokësorët", një sfidë me puthje dhe gjithçka tjetër (VIDEO) 5 orë më parë
Big Brother VIP Reagimi i banorëve kur Azemi rikthehet në shtëpi me biletën e fatit! (VIDEO) 6 orë më parë