Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alaudin Hamiti: NIN do t’i kushtohet mbledhjes së fondeve për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri (VIDEO)

NULL NULL
26.11.2019 19:22

Nga ora 21:30 emisioni Ndrrimi i Natës në Klan Kosova do të ketë një edicion të veçantë.

Sonte emisioni i kushtohet mbledhjes së fondeve për t’iu dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

Për këtë ka folur Alaudin Hamiti, i cili është drejtues i emisionin NIN në Klan Kosova.

Hamiti në Info Magazine tha se emisioni i sotëm do t’i kushtohet tërësisht mbledhjes së fondeve në solidarizim për vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri.

“Nga ora 21:30 NIN do të ketë një emision për mbledhjen e fondeve pëe vëllezërit dhe motrat në Shqiperi. Na takon neve si televizion serioz si Klan Kosova ta ndërmarrim një iniciativë të tillë. Mbledhja e fondeve do të bëhet së bashku me Fonacionin Fundjava me Ndryshe. Do të marrin pjesë edhe këngëtarë dhe artist si reperi Mozzik, këngëtarja nga Shqipëria Loreta Kaçka, Kushtrim Sheremeti i cili është aktor dhe shumë të tjerë. Emisioni do të zgjas një ore e gjysmë “.

Ai tregoi edhe për ecurinë e emisionit, duke u shprehur se e kemi për obligim që të iu dalim në ndihmë atyre që na ndihmuan kur ne kishim nevojë.

“Mbledhja e fondeve do të bëhet nëpërmjet thirrjeve telefonike dhe xhirollogarive. Numrat e telefonit dhe xhirollogarisë do të publikohen gjatë mbrëmjes. Të gjithë qytetarët mund të thirrin dhe të japin kontributin e tyre. Shpresojmë të mbledhim sa më shumë fonde”.

“Ndihma ka ardhur natyrshëm nga njerëzit. Gjatë tërë ditës njerëzit janë shprehur të gatshëm të ndihmojnë. Shpresoj që edhe sonte ta bëjnë një të tillë, sepse ne kur kemi pasur nevojë vëllezërit tanë na i kanë hapur dyert. Edhe ne të gjithë i kemi hapur dyert për të gjithë ata që kanë nevojë”.

lajme të ngjashme