Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka pranuar informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Rrustem Hyseni”.
Pas daljes në vendin e ngjarjes dhe kontrolleve të kryera nga ekipet policore, është konstatuar se bëhej fjalë për alarm të rrejshëm.
Gjatë intervenimit, policia kishte bllokuar përkohësisht hyrje-daljet në këtë pjesë, duke kufizuar edhe qarkullimin e qytetarëve.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, raportoi nga vendi i ngjarjes se banorët e kësaj zone nuk kishin mundësi të hynin në lokalet apo banesat e tyre, përderisa policia po kryente kontrollet.
“Ekipet e policisë, të cilat kanë kontrolluar në vendngjarje, kanë bllokuar hyrje-daljet edhe për banorët e kësaj ane”.
“Pra, qytetarët nuk kanë pasur mundësi të futen nëpër lokale ose edhe në banesat e tyre, pra në vendet e tyre të banimit, pasi policia ka qenë këtu në vendngjarje dhe ka bllokuar qarkullimin për qytetarët”, ka raportuar ajo./Klankosova.tv