Alarmi i ambasadorit britanik: Në Shqipëri krimi është i lidhur me politikën dhe biznesin - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alarmi i ambasadorit britanik: Në Shqipëri krimi është i lidhur me politikën dhe biznesin

NULL NULL
28.03.2023 22:01
alastair king smith

Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King Smith, ka thënë se krimi në këtë vend është i lidhur me politikën dhe biznesin dhe kjo është një nga problemet mes Shqipërisë dhe Anglisë.

Ai shtoi se krimi është problem ndërkombëtar dhe ajo që duhet të bëhet është përkushtimi që këto lidhje të dobësohen në mënyrë që të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, shkruan Euronews.al, përcjell Klankosova.tv

“Po bie dakord që është problem. Mënyra e lidhjes midis politikës, krimit dhe biznesit, është problem i të gjithëve. Ndaj dhe krimi është fenomen ndërkombëtar dhe duhet të përkushtohemi me forcat tona për dyfishimin e përpjekjeve dhe njerëzit duhet të shohin dhe të sigurohemi që këto lidhje të dobësohen dhe të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe politika të përfaqësojë njerëzit”, tha Smith.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS