15:04, 2 Gusht 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë shënuar edhe 24 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Sipas njoftimit nga IKSHPK janë testuar 468 mostra në laboratorin e këtij institucioni.

Siç bëhet e ditur gjatë 24 orëve janë shëruar 131 persona.

Njoftimi i plotë:

133 TË SHËRUAR DHE 245 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 468 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 245 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 8.799 raste nga 37.411 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 249 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 133 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.863 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.687.

Konkurs Pune

Lexo më shumë