Alarm për bombë në Francë, rreth 2000 të evakuuar NULL NULL 09.08.2018 17:43 09.08.2018 17:43 Rreth 2.000 turistë u evakuuan nga një vend kampimi në jug të Francës pas një alarmi të rremë për bomba, njoftuan autoritetet lokale. Udhëheqësit e një prej vendbanimeve më të mëdha bregdetare pranë Perpignanit morën një telefonatë anonime për bomba, thanë autoritetet. “Bëhet fjalë për një francez, i cili nuk është mysliman. Ai ka përdorur kontekstin e një kërcënimi terrorist për hakmarrje ndaj gruas së tij”, thanë autoritetet lokale duke shtuar se gruaja nuk ishte në kamp gjatë evakuimeve. Kampingu Arzelles-Sir-Mer, i konsideruar “kryeqyteti i kampingut”, mirëpret deri në 150.000 turistë vendas dhe të huaj gjatë verës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.