Alaba lëndohet sërish, përshëndetet me Kupën e Botës NULL NULL 27.06.2025 19:30 27.06.2025 19:30 Mbrojtësi i Real Madridit, David Alaba, ka pësuar një lëndim të ri, ku pas testeve mjekësore, austriaku ka pësuar dëmtim në muskulin e këmbës së majtë. Sipas gazetës sportive Marca, Alaba do të mungojë përafërsisht tri javë, që do të thotë se nuk do të jetë i gatshëm për pjesën e mbetur të Kupës së Botës për Klube, nëse Reali shkon në finale. Alaba , i cili vazhdon procesin e rikuperimit pas këputjes së meniskut që pësoi prillin e kaluar , ka pësuar këtë pengesë të re ndërsa po përballej me fazën e fundit të rikuperimit të tij. Ky është dëmtim tjetër për Alaban, i cili nuk ka arritur rikuperimin e dëshiruar që nga këputja e ligamentit që e pësoi në sezonin 2023-24. Austriaku nuk ka luajtur asnjë ndeshje që nga prilli i kaluar kundër Getafes, ku u zëvendësua në pushimin e pjesës së parë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.