Al Qadsiah rrit ofertën për sulmuesin “më të mirë” në Itali NULL NULL 09.07.2025 19:21 09.07.2025 19:21 Klubi saudit Al Qadsiah ka përmirësuar ofertën për sulmuesin Mateo Retegui, duke propozuar një marrëveshje me vlerë mbi 50 milionë euro dhe një pagë të majme për lojtarin. Negociatat me Atalantën janë në vazhdim, ndërsa bisedimet mes palëve po intensifikohen për të arritur një marrëveshje përfundimtare. Mbetet të shihet nëse arabët do t’i sigurojnë shërbimet e sulmuesit që pati 25 gola për Atalantën në Serie A sezonin e shkuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.