Akuza e Pecit: 18 shtëpitë e reja iu ndan njerëzve të VV-së (VIDEO) NULL NULL 08.07.2025 20:34 08.07.2025 20:34 Isuf Kelmendi nuk ka mundësi të bëjë zgjidhje vet për problemin e tij të banimit. Ai është me probleme shëndetësore e gjendja e tij ekonomike vetëm po i përkeqësohet. Ky banor i Lipës së Zveçanit që dikur jetonte në kontejner pati një mundësi që nga shteti të bëhej me shtëpi si shumë të tjerë që kur filluan të ndërtohen më 2024. Qeveria e Kosovës në fshatrat Lipë, Boletin dhe Zhazhë vitin e kaluar ndërtoi 18 shtëpi në kuadër të një ujdie për ndërtimin e 200 objekteve të banimit në komunat veriore. Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci nga PDK-ja insiston se përfituesit janë favorizuar dhe se nevojtarët nuk janë marrë parasysh. Sipas tij përfituesit janë persona të njohur e me para të majme. Klani ka provuar të kontaktojë në një adresë të Kelmendit por nuk ka marrë përgjigje derisa ka folur me valluan e tij dhe i njëjti ka thënë se nuk është në dijeni. Për ndërtimin e këtyre shtëpive, ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka marrëveshje bashkëpunimi edhe me shoqatën “Jetimët e Ballkanit”. Por këta të fundit i thanë televizionit se nuk kanë ndërtuar shtëpitë në atë pjesë dhe nuk kanë përgjegjësi. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk ka sqaruar këtë çështje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.