Akullorja më e shtrenjtë në botë kushton 6.696 dollarë për porcion - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Akullorja më e shtrenjtë në botë kushton 6.696 dollarë për porcion

NULL NULL
18.05.2023 21:26
akullorja

Një kompani japoneze akulloresh mblodhi disa nga përbërësit më të rrallë në botë për të krijuar një aromë akulloreje që kushton 6 mijë e 696 dollarë për racion.

Rekordet Botërore Guinness njoftuan se marka japoneze Cellato fitoi rekordin për akulloren më të shtrenjtë në botë me shijen e saj të re, të quajtur Byakuya.

Përbërësit e ushqimit të kushtueshëm përfshijnë një tartuf të bardhë të rrallë të rritur në Alba të Italisë, që kushton rreth 6,905 dollarë për gjysmë kilogrami. Akullorja gjithashtu përfshin Parmigiano Reggiano dhe pastën e quajtur sake lees.

Cellato e zhvilloi shijen me Tadayoshi Yamada, shefin e kuzhinës në restorantin Osaka RiVi. Kompania tha se kërkonte të kombinonte shijet evropiane dhe japoneze në diçka unike.

“Na u deshën më shumë se 1.5 vjet për t’u zhvilluar, me shumë prova dhe gabime për të përfituar shijen e duhur. Arritja e një titulli të rekordeve botërore Guinness e bëri të gjithë përpjekjen të vlejë”, tha një përfaqësues i Cellato për Guinness World Records, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.