Aktorja Naya Rivera zhduket pas udhëtimit me anije me djalin NULL NULL 09.07.2020 08:57 09.07.2020 08:57 Ylli i Glee, Naya Rivera është zhdukur pasi djali i saj katër vjeçar u gjet i vetëm në një varkë në një liqen në Kaliforninë Jugore, thonë zyrtarët. 33 vjeçarja mori me qira varkën të mërkurën pasdite në Liqenin Piru, në veri-perëndim të Los Angeles, thotë zyra e Sherifit të Qarkut Ventura. Një operacion kërkimi është duke u zhvilluar. Rivera është e njohur për rolin e tifozes, Santana Lopez në serialin komedik muzikor Glee nga 2009 deri në 2015. Ajo u martua me aktorin Ryan Dorsey në vitin 2014 – i cili është babai i djalit të saj, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Çifti u divorcua në vitin 2018 dhe kishin kujdestarinë e përbashkët të djalit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.