Aktorja Hailee Steinfeld e lumtur për shërimin e Jeremy Renner, pas thyerjes së 30 kockave NULL NULL 26.04.2023 08:10 26.04.2023 08:10 Aktorja Hailee Steinfeld është shprehur se është jashtëzakonisht e lumtur për shërimin e aktorit, Jeremy Renner, të cilin e kishte goditur para shtëpisë së tij natën e vitit të ri një makinë për pastrimin e borës. Steinfeld dhe Renner janë bashkëpunëtor në filmin “Hawkeye”. 26-vjeçarja ka thënë se emocionohet çdo herë kur ndalet dhe mendon çfarë ka kaluar Renner. “Jam shumë mirënjohëse që ai është mirë dhe ai ka bërë një shërim vërtet të mrekullueshëm”, tha ajo. 52-vjeçari, i kishte më shumë se 30 kocka të thyera dhe i pati disa operacione, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.