Lajmet e fundit

Rezultatet e para të analizave mjeko-ligjore kanë nisur të përfshihen në dosjen e hetimit të Prokurorisë së Përgjithshme të Bakırkuyt në Turqi, ku janë përfshirë një numër i madh emrash nga bota e artit, medias dhe sportit.
Sipas rezultateve të bëra publike, në mostrën e flokëve të aktores turke Afra Saraçoglu është konstatuar kokainë. Saraçoglu ishte ndaluar në Aeroportin e Stambollit pas kthimit nga jashtë vendit dhe më pas ishte liruar, pasi përfunduan procedurat ligjore, raportojnë mediat turke, transmeton Klankosova.tv.
Në anën tjetër, analiza e aktorit Aras Bulut İynemli ka rezultuar negative. Edhe ai ishte ndaluar në kuadër të hetimit dhe ishte liruar pas marrjes së mostrave biologjike në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Në kuadër të të njëjtit hetim janë përfshirë edhe rezultatet e ish-futbollistit të kombëtares turke dhe komentatorit sportiv Hasan Sas.
Sipas rezultateve të analizave, në mostrat e gjakut dhe urinës së Sas është konstatuar kokainë, ndërsa në mostrën e flokëve janë zbuluar kokainë dhe kodeinë.
Ndërkohë, analiza e gazetarit dhe komentatorit sportiv Yagız Sabuncuoglu ka rezultuar negative. Sabuncuoglu ishte ndaluar më 18 shtator në kuadër të operacionit dhe ishte liruar pas procedurave në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Shënim: Të dhënat e mësipërme i referohen rezultateve të analizave të raportuara në kuadër të një hetimi në zhvillim dhe nuk përbëjnë konstatim përfundimtar të përgjegjësisë penale të personave të përmendur.