Aktorja Amanda Bynes shtrohet në spital psikiatrik NULL NULL 21.03.2023 12:39 21.03.2023 12:39 Aktorja amerikane, Amanda Bynes është vënë në një ndalesë psikiatrike 72-orëshe, pasi u pa duke shëtitur rrugëve lakuriq. Sipas një dëshmitari, aktorja e ka ndaluar një makinë që po kalonte, derisa i ka thënë shoferit se “po kalonte një episod psikotik” dhe ai kishte reaguar duke e thirrur emergjencën, shkruan E-Online, transmeton Klankosova.tv. Ajo më pas u dërgua në një stacion policie dhe mori vëmendjen menjëherë nga një person nga stafi i shëndetit mendor që kërkoi që aktorja të dërgohej në kujdes psikiatrik. Ndalesa e Bynes në spitalin psikiatrik erdhi si rezultat i gjendjes së saj emocionale, derisa e njëjta mund të zgjaste nëse ajo do të rrezikonte jetën e saj apo të tjerëve. E gjithë ngjarja ndodhi, pothuajse një vit pasi ajo u lirua nga konservatori, i cili zgjati gati dhjetë vjet. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.