Aktori turk në konflikt me fansat, shkak qeni i tij NULL NULL 20.12.2018 13:30 20.12.2018 13:30 Aktori i famshëm turk Kivanç Tatlitug së fundmi është përfshirë në një konflikt me ndjekësit e tij për shkak të qenit të tij. Fansat e tij e akuzuan aktorin për racën jo miqësore të qenit të tij, duke i thënë se është tejet e rrezikshme të dal ai në publik me një pitbull agresiv, njofton Klan Kosova. Kjo pasi që sipas ndjekësve të tij ai kishte pamjen e qenve që përleshën, pas këtyre akuzave aktori u mundua t’i bindë ata që ai është shumë miqësore dhe aspak i rrezikshëm. Por duke qenë se edhe me ligj kjo racë në turki nuk lejohet të dalë në publikë, aktori ishte shprehur se nëse e vërtetojnë që është i rrezikshëm qeni i tij, ai do të heq dorë nga aktrimi. Këto ai i potencoi në rrjetin e tij social, Twitter. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar "Xheloze për suksesin e saj" - Gazetari meksikan flet për motivin e vrasjes së influenceres gjatë live-it në TikTok (VIDEO) 22/05/2025