Aktori Tom Hardy e fitoi medaljen e artë në një ngjarje të arteve marciale jiu-jitsu NULL NULL 22.09.2022 00:14 22.09.2022 00:14 Aktori Tom Hardy i ka surprizuar të gjithë me paraqitjen e tij të fundit në publik, jo në film, por përmes arteve marciale jiu-jitsu. Ai ishte konkurrent në një garë të fundit të jiu-jitsu që është mbajtur në Britani të Madhe, ku edhe e fitoi medaljen e artë. Hardy thuhet se e mbajti shumë të fshehtë pjesëmarrjen e tij në Kampionatin e Hapur Brazilian Jiu-Jitsu 2022, në shkollën Oakgrove në Milton Keys. Organizatori i ngjarjes, Sean Rosborough, tha se ata e dinin për përfshirjen e Hardyt në këtë garë, por vendosën ta mbanin sekret pasi nuk donin që “masa njerëzish të paraqiteshin dhe ta shpërqendronin atë”. Hardy u përball me Andy Leatherland, një menaxher shitjesh 42-vjeçar, në raundin e fundit të konkursit, ku përfundimisht doli fitues, shkruan NME, transmeton KlanKosova.tv.
Lajme Vrasjet në Vjenë: Dënohen katër persona për ndihmën e dhënë shqiptarit në sulmin terrorist 21 minuta më parë