16:14, 20 Korrik 2019

Aktori serb, Darko Periq, e ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një fotografi bashkë me kastin në të cilin bën pjesë edhe ai – atë të serisë spanjolle “La Casa De Papel”, përcjell Klan Kosova.

Periq, i cili aty luan rolin e Helsinkit, i ka vënë një mbishkrim interesant fotos ku ka falënderuar në disa gjuhë, si ajo e nënës (serbishtja), spanjisht, turqisht dhe italisht.

Mirëpo, gjuha e fundit në të cilën ai është falënderuar është edhe ajo shqipe – ku ai iu ka thënë fansave: “Faleminderit”.

Së fundi, aktorët e njërës prej serive më të përfolura të kësaj dekade u mblodhën në kuadër të premierës së sezonit të tretë të “Shtëpisë së Letrës”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë