Aktori i serialit “Squid Game”- fansave të tij: Faleminderit që më bëtë milioner NULL NULL 16.10.2021 13:30 16.10.2021 13:30 Aktori i serialit “Squid Game”, Heo Seung-tae i cili luajti rolin e gangsterit Jang Deok-su, ka bërë një postim në Instagram, dedikuar fansave të tij. Ai përmes këtij postimi i ka falënderuar ata për gjithë mbështetjen e dhënë, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv. “Faleminderit që më bëtë milioner”, ka shkruar aktori në postimin e tij. Ky shkrim u komentua shumë, sepse njerëzit mendonin se ai e kishte fjalën për pasuri, por në fakt po i referohej numrit të ndjekësve në Instagram. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.