Aktori i rolit të James Bond vdes në moshën 90 vjeçare (VIDEO)

Aktori i rolit të James Bond vdes në moshën 90 vjeçare (VIDEO)

NULL NULL
1 muaj më parë

Aktori skocez, Sir Sean Connery, ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare, thanë familjarët e tij.

Ai ishte i njohur për rolin e tij të James Bond, ishte personi i parë që solli në ekran këtë rol, transmeton Klan Kosova.

Karriera e tij e aktrimit zgjati për dekada me radhë dhe mori çmime të shumta përfshirë një Oskar, dy çmime Bafta dhe tre Golden Globes.

Filmat e tjerë të njohur të Sir Sean janë “The Hunt for Red October”, “Indiana Jones and the Last Crusade” dhe “The Rock”, shkruan BBC.

Këtu më poshtë keni disa skena të tij në filmin e James Bond: