19:44, 3 Maj 2020

Aktori i Game of Thrones Hafthor Bjornsson, ka vendosur një rekord botëror të ngritjes së peshave të rënda duke ngritur 501kilogramë.

Bjornsson, i cili portretizoi Ser Gregor “Mountain” Clegane në serinë e HBO-së, theu rekordin në palestrën e tij në vendlindje, Islandë.

Game of Thrones: 'The Mountain' Diet — Nutrex Research

Bjornsson, i cili është i gjatë 2.05 m, më parë fitoi konkursin e Njeriut më të Fortë në Botë në vitin 2018.

“Unë jam jashtëzakonisht krenar, ju e dini. Unë jam jashtëzakonisht i lumtur” tha ai pasi theu rekordin.

Rekordin e mëparshëm e mbante Eddie Hall, një burrë britanik që në vitin 2016 u bë burri i parë që ngriti 500 kg.

Konkurs Pune

Lexo më shumë