Aktori i Broadway vdes nga komplikimet e koronavirusit NULL NULL 06.07.2020 08:52 06.07.2020 08:52 Një aktor i Broadway dhe TVsë që kaloi muaj në kujdes intensiv pasi pësoi komplikime nga koronavirusi ka vdekur. Nick Cordero, i cili ishte 41 vjeç, vdiq të dielën vonë, tha gruaja e tij Amanda Kloots në një postim në Instagram. “Zemra ime është e thyer pasi nuk mund ta imagjinoj jetën tonë pa atë.” Ajo tha që burri i saj kishte luftuar me Covid-19 për 95 ditë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Ai pësoi sepsë dhe mini – sulme dhe këmbën e djathtë e kishte të amputuar për shkak të mpiksjes së gjakut. Cordero ishte nominuar për çmimin Toni për rolin e tij në “Bullets Over Broadëay”. Ai gjithashtu kishte role aktive në “Waitress” dhe “A Bronx Tale”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.