Aktori amerikan Robert Blake vdes në moshën 89-vjeçare NULL NULL 10.03.2023 13:01 10.03.2023 13:01 Aktori amerikan, Robert Blake, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Ai ishte i njohur për rolin e detektivit Tony Baretta në vitet ’70, njofton Klan Kosova. Blake gjithashtu luajti në “In Cold Blood” dhe “Judgment Day: the John List Story”. Por, karriera e tij u la në hije nga procesi gjyqësor dhe lirimi i tij për vrasjen e gruas së tij, Bonny Lee Bakley, në vitin 2001. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS klankosova.tv