Aktores së famshme i rikthehet sëmundja e rëndë për të tretën herë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aktores së famshme i rikthehet sëmundja e rëndë për të tretën herë

NULL NULL
10/09/2018

Nuk paska qetësi për Olivia Newton John.

Aktorja e njohur është diagnostikuar sërish me kancer, e treta herë që i  rikthehet sëmundja në tre dekada.

Ylli Australian rrëfeu se po kurohet me trajtime moderne.

Tumorin e ka në fundin e shpinës.

Newton-John, që brenda disa javësh do të mbushë 70 vjec, u katapultua në majat e famës kur interpretoi në krah të aktorit John Travolta, në filmin klasik “Grease”.

Për herë të parë, ajo u diagnostikua me kancer gjiri në vitin 1992, ndërsa në 2013-tën, sëmundja iu rikthye duke iu përhapur nga kraharori në shpatull, shkruan bordo.al. Tani, në herën e tretë Newton-John ka treguar se po merr vaj kanabisi kundër dhimbjeve.