Lajmet e fundit

Adrenalina dhe pasioni për motorët kanë mbledhur 15 vajza të dielën në Prishtinë, në garën e organizuar për herë të dytë nga Klubi i Motocikletave “Çikat”.
Përtej shpejtësisë, gara kishte në fokus aftësitë dhe kontrollin e motoçikletës, organizatorja Drenicë Spahija shpjegoi se garueset zhvilluan nga pesë xhiro, ndërsa renditja u përcaktua sipas kohës më të shpejtë.
Garueseja Erda Kahrimani tha se skena e motociklizmit për vajzat ka nevojë për më shumë përkrahje, duke i ftuar të gjitha vajzat që kanë pasion motorët t’i bashkohen këtij sporti.
Siguria ishte gjithashtu në fokus, me ekipet emergjente në gatishmëri gjatë gjithë garës.
Në fund, vajzat më të suksesshme u shpërblyen për paraqitjet e tyre, ndërsa pista u hap edhe për djemtë, të cilët patën mundësinë të garonin mes vete.
Kronika e mëposhtme sjell pamjet dhe detajet: