7:19, 11 Dhjetor 2019

Vullkani i Ishullit të Bardhë të Zelandës së Re po tregon aktivitet sizmik të rritur, duke i bërë përpjekjet e rimëkëmbjes me pengesa.

Autoritetet shpresuan se ata do të mund të merrnin tetë personat e supozuar të vdekur në ishull të mërkurën, njofton Klan Kosova.

Deri më tani, gjashtë persona janë konfirmuar të vdekur në tragjedi, 25 të tjerë janë në gjendje kritike në spital me djegie të rënda.

Vullkani, i njohur gjithashtu si Whakaari, shpërtheu të hënën kur dhjetëra turistë ishin në ishull.

“Unë kam folur me shumë prej atyre që janë përfshirë në operacion dhe ata janë shumë, me shumë dëshirë për t’u rikthyer atje, ata duan të sjellin njerëzit e dashur në shtëpi,” u tha Kryeministrja Jacinda Ardern para gazetarëve siç shkruan BBC, njofton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë