Aktivistë me performancë vetëdijësuese kundër dhunës ndaj grave - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aktivistë me performancë vetëdijësuese kundër dhunës ndaj grave

NULL NULL
14/01/2020

Aktivistë të cilët janë bashkuar përmes faqes “Dhunuesi je ti” do të këndojnë sot përpara Qeverisë së Kosovës himnin feminist “Dhunuesi je ti” apo “Një dhunues në rrugën tonde” i grupit ‘Las tesis’ nga Kili e cila është protestë dhe përpjekje për të ngritë vetëdijen kundër dhunës ndaj grave.

Dhuna ndaj grave në çdo formë është cenimi ma i madh që u bëhet atyre! Të drejtat e grave, gjithandej në botë, vazhdojnë të cenohen.

Gratë po vriten çdo ditë si pasojë e sistemit shtypës social e shtetëror që po e legjitimon këtë shtypje.

Në Kosovë, vetëm gjatë tre viteve të fundit janë vrarë 11 gra si pasojë e dhunës në familje.

Në këtë periudhë ka pasur 3mijë e 394 gra që kanë raportuar dhunën.

Në Kosovë, por edhe kudo në botë, dhuna vazhdon të mos njihet në të gjitha format e saj.

E kujtojmë që dhuna seksuale, emocionale, ekonomike e fizike që ushtrohet ndaj grave normalizohet nga shoqëria dhe shteti ynë cdo ditë.

Viktimat vazhdojnë të fajësohen e dhunuesit nuk dënohen!

“Me fjalët “Dhunuesi je ti!” ne i drejtohemi institucioneve tona që shtypin e dhunojnë gratë, si ato shtetërore e shoqërore. Me këtë thirrje, ne i bashkangjitemi zërit të grave gjithandej globit në përpjekje për t’u dëgjuar si një zë i fuqishëm që kundërshton një jetë me dhunë në çdo formë.”

“Prandaj, ne, Çikat dhe gratë e Kosovës po mblidhemi e po e performojmë këtë kangë bashkë! Po e protestojmë Ò«do institucion që ka dhunua gratë për së dyti kur s’kanë ofrua ndihmë e drejtësi e që vazhdojnë me bo të njëjtën sot e kësaj dite! Sa ma shumë prej zërave tonë, aq ma shumë jehonë. Jehonë për barazi e drejtësi! Shteti shtypës është dhunues!”, theksojnë këta aktivistë.

Kjo iniciativë është ndërmarrë nga aktivistë të cilët janë bashkuar përmes faqes “Dhunuesi je ti”.Faqja “Dhunuesi je ti” është kriju për me e koordinua performancën e himnit global feminist “Një dhunues në rrugën tonde” në Prishtinë.