Lajmet e fundit

Edhe në Malmo të Suedisë është mbajtur protestë kundër aktgjykimit dënues të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Një numër bashkatdhetarësh kanë dalë në rrugët e qytetit dhe kanë marshuar duke mbajtur pankarta në duar, në të cilat shkruhej “UÇK - Luftë për Liri”.
Protestuesit ishin të veshur me ngjyrat kuq e zi, ndërsa në duar mbanin edhe flamurin kombëtar shqiptar.
Protesta vjen pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndaj të cilit pritet të zhvillohet procedura e apelit. /Klankosova.tv