Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aktgjykimi i Apelit për Pjetër Shalën më 14 korrik

NULL NULL
08.07.2025 12:42
Pjetër Shala
Arkiv: Pjetër Shala.

Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagë përmes një njoftimi kanë konfirmuar se seanca për kumtimin e vendimit të Apelit në rastin e Pjetër Shalës, do të mbahet më 14 korrik në ora 11:30.

Seanca do të jetë publike dhe mund të ndiqet në gjuhët shqipe, serbishte dhe anglishte nëpërmjet transmetimit të drejtpërdrejtë në faqen e internetit të DHSK-së (https://www.scp-ks.org/sq/transmetim) me 10 minuta vonesë, ose nga galeria për publikun në mjediset e gjykatës. Më shumë informacion për orarin e seancës mund të gjeni në kalendarin e gjykatës (https://www.scp-ks.org/sq/calendar).

Për të ndjekur seancën nga galeria për publikun, këshillohet regjistrimi paraprak.

Gazetarët që dëshirojnë të incizojnë seancën nga qendra e medias mund ta bëjnë këtë dhe janë të lutur gjithashtu që të regjistrohen paraprakisht.

Për të bërë regjistrim paraprak, ju lutemi dërgoni një email me emrin, organizatën së cilës i përkisni, datën e lindjes, shtetësinë dhe numrin e pasaportës në adresën public@scp-ks.org.

Përfaqësuesit e medias luten të dërgojnë një kopje të skanuar të kartelës së shtypit, si dhe të bëjnë me dije nëse do ta përcjellin seancën nga galeria publike apo qendra e medias. Pjesëmarrja pa regjistrim paraprak varet nga disponueshmëria e vendeve të lira. Seanca mund të ndiqet, me një vonesë, edhe përmes internetit.

Për këtë nuk nevojitet regjistrimi paraprak.

Incizimi audiovizual i shqiptimit të aktgjykimit të apelit do të vihet në dispozicion më vonë gjatë ditës më 14 korrik, në faqen e internetit të DHSK-së dhe në kanalin Youtube .

Gazetarët që kanë pyetje mund të kontaktojnë Zyrën për Media në adresën mediaKSC@scp-ks.org.

Gjithashtu, zëdhënësit e DHSK-së mbajnë përditësime javore të rregullta në internet për gazetarët, çdo të enjte në orën 14:30, gjatë të cilave gazetarët mund të bëjnë pyetje. Gazetarët që dëshirojnë të marrin pjesë në përditësimin javor mund të shkruajnë në adresën mediaKSC@scp-ks.org dhe ne do t’ju dërgojmë lidhjen.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.