Aktakuzë ndaj kompanisë që prodhoi telefona të mençur të sigurt për kriminelët NULL NULL 19.03.2018 14:37 19.03.2018 14:37 Është akuzuar shefi ekzekutiv i një kompanie që ka krijuar telefona të mençur tejet të sigurt, për të cilët është thënë se janë përdorë nga disa prej kriminelëve më famëkeq në botë. Phantom Secure me bazë në Kanada ka përfituar dhjetëra miliona dollarë përmes shitjeve të pajisjeve të modifikuara Blacberry, për përdorim të personave siç mund të jenë anëtarët e kartelit Sinaloa, kanë bërë të ditur hetuesit. Kjo aktakuzë shënon herën e parë që autoritetet në SHBA kanë targetuar një kompani për zhvillimin e teknologjisë së enkriptuar për kriminelë. Departamenti i Drejtësisë ka arrestuar Vincent Ramos, javën e kaluar në Seattle. Ndaj tij dhe katër bashkëpunëtoreve janë ngritur aktakuza për shantazh dhe komplot për të ndihmuar shpërndarjen e drogës. Nga Phantom Secure ende nuk kane dhënë ndonjë deklaratë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Tech & Auto McDonald's goditet nga dështimi i sistemit, mbyllen dyqanet – anulohen porositë 15/03/2024