Aktakuzë ndaj burrit nga Kamenica që vrau gruan me shufër metali

Aktakuzë ndaj burrit nga Kamenica që vrau gruan me shufër metali

NULL NULL
1 muaj më parë

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit N.M., i cili akuzohet se ka vrarë gruan e tij duke e goditur me shufër të metaltë.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri N.M., më 25 Korrik 2020, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme familjare, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.M., ashtu që pas fjalosjes, i njëjti me mjet të përshtatshëm – shufër metalike, e ka goditur në dorën e majtë dhe në kokë, e cila pasi është rrëzuar në dysheme, përsëri ka vazhduar ta godasë disa herë në kokë dhe pjesë tjera të trupit, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse”, thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova

Në këtë mënyrë, i pandehuri N.M., ka kryer veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’.

“Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, që të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit dhe të shpallet fajtor për këtë vepër penale”.