Aktakuzë ndaj 14 policëve për ndejën e para dy vitesh në Zllatar ku mbeti i vrarë një polic NULL NULL 20.02.2024 15:43 20.02.2024 15:43 Policia e Kosovës Gjykata Themelore e Prishtinës, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 14 zyrtarëve policor, të përfshirë në rastin e datës 18 shkurt 2022 në fshatin Zllatar. Në këtë natë kritike, i vrarë mbeti polici Lirim Haxholli, që dyshohet se u vra aksidentalisht nga kolegu i tij. Sipas aktakuzës, “të pandehurit F.A., E.I., B.M., E.Th. dhe G.T., më 18.02.2022, rreth orës 22:00, në fshatin Zllatar të Prishtinës, në një vilë në këtë fshat, në të cilën kishin organizuar një aheng privat, jashtë detyrës zyrtare, kanë vepruar në kundërshtim me rregullat për autorizimet e policisë dhe përdorimin e armës të parapara në Ligjin për Policinë, në atë mënyrë që në zhvillim e sipër të ahengut, kanë shtënë me armë zyrtare duke përdorur municion jozyrtar, gjersa ishin në tarracën e vilës ku zhvillohej ahengu”. “Me këtë, secili prej tyre individualisht e kanë kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm””, ka thënë Gjykata. “Të pandehurit F.A., E.I., B.M., E.Th. dhe G.T., në datën, vendin dhe kohën e lartcekur, si dhe për arsye të njëjta gjatë përdorimit të armës në kundërshtim me ligjin, kanë shkaktuar rrezik të madh për jetën e personave të pranishëm, andaj me këtë kanë kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm””, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës. Derisa për të pandehurit e tjerë, A.B., Xh.B., A.M., A.A., A.Z., I.S., Rr.A., V.Rr. dhe A.M., “rëndon akuza se nuk i kanë lajmëruar veprat penale të lartcekura, në atë mënyrë që nuk i kanë raportuar të shtënat me armë zjarri të bëra nga kolegët e tyre-të pandehurit gjatë ahengut ku kanë qëndruar së bashku, andaj me këtë kanë kryer veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre””. Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Limaj për Kurtin: Ka gjetur vendin më të gabuar t'i shpalos idetë e tij leniniste, e ku në Pejë 3 orë më parë
Kosova Kryeziu: Nga partia në pushtet kemi parë një sulm ndaj analistëve dhe mediave të caktuara gjatë kësaj fushate 3 orë më parë